Qeveria e Venezuelës ka urdhëruar qëndrimin mbyllur edhe sot të shkollave e bizneseve teksa ndërprerjet e energjisë elektrike në disa pjesë të vendit kanë hyrë në ditën e pestë. Opozita tha se 17 njerëz kanë vdekur si rezultat i mungesës së energjisë dhe në kryeqytetin Karakas kanë nisur grabitjet. Grupe policore me motoçikleta përpiqen të ruajnë rendin ndërsa është e paqartë situata reale në rajone të ndryshme. Në të tjera zhvillime, protestues pro-qeveritarë kanë djegur sot një kamion me ndihma perëndimore. Zv. presidenti amerikan tha se “tirani Maduro kërcen teksa nejrëzit e tij dogjën një kamion me ushqime dhe mjekime”, por nga pamjet e mediave dukej se një protestues i opozitës kishte hedhur shishe molotov ndaj kamionit.