Vendi i ish-deputetit Flamur Noka, do të zëvendësohet nga Alban Zeneli pasi ky i fundit ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të Partisë Demokratike.
Zeneli ndodhej pas Nokës në Qarkun e Kukësit, dhe pas heqjes dorë nga mandati nga ky i fundit, mandati i kalon pikërisht Zenelit.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për LSI-në, ku tashmë numri i deputetëve që kanë pranuar mandatin ka arritur në 7.

































