Zinedin Zidane do të rikthehet në krye të Real Madridit.Kur nuk është mbushur ende një vit nga dorëheqja e tij nga ky post, francezi rikthehet sërish.
Lajim e konfirmon gazetari njohur spanjoll Josep Pedrerol.Lajmi është i sigurt, pasi kujtojmë gazetari i njohur, Josep Pedrerol është dhe një mik i ngushtë i presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez.
Mësohet se Zidane ka rënë dakord me të gjitha detajet e kontratës dhe për të do jetë një rikthim në “Bernabeu”.
Në orët në vazhdim pritet që klubi madrilen të dalë me një komunikatë zyrtare ku do të lajmërohet shkarkimi i Solarit dhe marrëveshja me teknikun francez.
Perez ia ka dalë ta bindë Zidanen, pasi ky i fundit kishte refuzuar të merrte drejtimin e skuadrës tani, me arsyetimin se vetëm në fund të sezonit do të ishte i gatshëm për t’u rikthyer në punë.