Ditët e fundit, një emër i befasishëm po përmendet në mediat europiane si trajneri i ardhshëm i Real Madridit. Bëhet fjalë për holandezin, Clarence Seedorf. Sipas ‘The Sun’, Seedorf mund ta marrë punën e përkohshme si trajner i Real Madridit. Holandezi është takuar me presidentin e ‘Los Blancos’, Florentino Perez dhe akordi është shumë pranë. 42 vjeçari holandez ishte në Madrid për të parë duelin me Ajaxin kur edhe ishte takuar me Perezin. Aktualisht ai është trajner i Kamerunit, por kjo kombëtare nuk do e pengonte që ai të drejtonte Realin deri në muajin qershor. Kujtojmë që Sedorf ka qenë edhe shumë pranë kombëtares shqiptare para dy vitesh, por Duka e i njoroi duke zgjedhur Panuçin para tij.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë zyrtarizim rreth këtyre zërave, ndërkohë që pritet edhe shkarkimi i Solarit.