Goditi efektivin e FNSH me gur në Fier, identifikohet autori

0
527

Identifikohet personi që ka qëlluar me gur në kokë punonjësin e FNSH-së në protestën e opozitës në Fier gjatë ditës së djeshme. Sipas burimeve personi është identifikuar nga pamjet filmike, por ende nuk është bërë ndalimi i tij nga blutë e Fierit.

Punonjësi i FNSH-së i plagosur në protestë është vizituar gjatë ditës së djeshme në spital edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ndërkohë 10 persona mësohet të jenë shoqëruar gjatë ditës së sotme në komisariatin e Fierit dhe pas një deklarate janë lënë të lirë, ndërsa një protestues ende mbahet në polici.

Policia nuk ka ende një deklaratë zyrtare për shoqërimet e protestueve.  Protesta u zhvillua gjatë ditës së djeshme, ndëkohë që ndodhej edhe kryeministri Rama në kuadër të nismës “Bashkia që Duam” në qytetin e Fierit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here