Nesër, KQZ pritet që t’u japë mandatin e deputetëve dhe 6 kandidatëve të listave të PD-së dhe të LSI-së, që do e çojnë në 12 opozitën e re të Kuvendit, së bashku me Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin.Por ajo që bie në sy, është se rebelët që po thyejnë vendimin politik të dy partive kryesore të opozitës janë partitë aleate. Kur PD dhe LSI vendosi që të “djegë” mandatet e deputetëve, disa emra që pritet të marrin mandatin, janë nga ata të vendeve mbushëse nga partitë aleate. Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, kandidat në Qarkun e Vlorës, pritet të marrë mandatin e deputetit. Po ashtu, edhe Ligoraq Karamelo, propozim në listën e PD-së në Qarkun e Korçës nga PBDNJ, pritet gjithashtu të hënën të marrë mandatin nga KQZ. Po kështu, edhe Selami Jenisheri, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve, pjesë e listës së PD-së në Qarkun e Tiranës. Krenar Rryci është kandidati i dytë pas Majlinda Halilajt nga lista e Partisë Demokratike, i cili pendohet që ka refuzuar të marrë mandatin. Pasi firmosi dorëheqjen nga mandati, ai u shpreh se kishte ndryshuar mendje dhe do të bëhet deputet.Lefter Maliqi, i shumëpërfolur për kalimet nga e majta në të djathtë, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halili, nga lista e Tiranës. Ndërkohë që nga LSI-ja do të hyjnë në Kuvend tri zonja: Elda Hoti, e cila ka qenë kandidate në listat e Lezhës, Edlira Hyseni, në listat e Durrësit dhe Ediola Braho, në listat e Qarkut Gjirokastër.
































