Zbardhet arsyeja e vonesës së vettingut në Policinë e Shtetit.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar ndryshime në ligjin e vettingut në Policinë e shtetit.
Mësohet se vettingu në polici u vonua për shkak të mungesës financiare.
Gjithashtu Lleshaj ka kërkuar që SHÇBA t’i nënshtrohet e para procesit të vettingut.
Ministri i Brendshëm është shprehur se procesi i vettingut po fillon 9 muaj me vonesë dhe për këtë arsye nuk mund ta përfundojnë brenda afatit 2 vjeçar.