Ngriti ‘në këmbë’ mbarë opinionin, zbulohet kush është i dashuri shqiptar i gazetares britanike shtatzënë, të cilës i ndalohet qëndrimi në Shqipëri (FOTO+EMRI)

0
420

Gazetares britanike Alice Taylor i është mohuar leja e qëndrimit në Shqipëri, ndërsa ajo akuzon se vendimi është tendencioz dhe i qëllimshëm për shkak të raportimeve për ‘blerjen e votës në vendin tonë.

Alice Taylor, e cila shkruan për theshiftneës.com dhe exit.al, është edhe autore e blogut të njohur “The Balkanista”.

Në një intervistë për Fax News Taylor tha se kishte aplikuar për rinovimin e lejes së qëndrimit në vendin tonë, por nuk mund të shkonte personalisht për shkak se doktori i kishte këshilluar të qëndronte në shtrat pasi është shtatzënë.

“Gati dy javë më pas, më njoftuan se aplikimi u pranua dhe duhet të bëj pagesën. Ndaj shkova dhe bëra pagesën”, thotë Taylor. “Por sot bashkëshorti im shkoi te zyrat dhe mësoi se vendimi i drejtorit për të rinovuar lejen e qëndrimit ishte mohuar “me urdhër nga lart”.

Pas kësaj mbarë opinioni publik është ‘ngritur në këmbë’ dhe kërkon rinovimin e lejes për gazetaren e cila është shtatzënë me një djalë shqiptar, në fakt aspak i panjohur.

Partneri i Alice, sipas NewsB quhet Eri Hoxha dhe është vëllai i Florenc Hoxhës, ish kreut të Policisë Bashkiake në Tiranë, i cili u vu në prangat e policisë mbrëmjen e protestës së 16 shkurtit.

Edhe vetë Eri Hoxha është i proceduar nga policia për protestën e dhunshme të opozitës pasi ka qenë një nga protagonistët e kësaj proteste.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset në fund për gazetaren simpatike e cila shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj me Eri Hoxhën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here