Danielsson kritikon ashpër opozitën, jep porosi urgjente: Ky vendim minon integrimin e Shqipërisë në BE

0
379

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit Christian Danielsson deklaroi pak minuta me pare se vendimi ne bllok për të djegur mandatet minon integrimin e Shqipërisë në BE. Këtë ai ua ka bërë të qartë edhe zyrtarëve të opozitës gjatë takimit që ai ka zhvilluar me ta pak minuta më parë. “Protestat paqësore janë një e drejtë, nxitja e dhunës e papranueshme” deklaroi zyrtari i lartë i Brukselit.

Ai tha se Shqipëria ka dhënë rezultate në proceset kyçe për integrimin, veçanërisht në reformën në drejtësi, me vettingun dhe krijimin e institucioneve të reja në drejtësi, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Shpesh në të shkuarën ju kemi kërkuar partive ta bëjnë integrimin mision kombëtar. Fatkeqësi që vendi të jetë në një kurth pasigurie politike”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here