Që prej ditës së djeshme, po bën bujë të madhe në media lajmi se moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani, do ta braktiste emisionin e saj në mes të sezonit.
Shkak për këtë ishte bërë sherri me drejtorin e televizionit, Ben Blushin. Megjithatë, pas 48 orëve negociata prej të dyja palëve, Arbana vendosi të qëndrojë në Top Channel.
“Tiranapost” ka zbuluar se arsyeja e konfliktit mes tyre ishte fakti që Arbana nuk kishte marrë vëmendjen dhe dedikimin e duhur si financiar, ashtu edhe teknik. Por duket se gjërat mes tyre tashmë janë zgjidhur dhe Arbana do të vazhdojë të jetë pjesë e televizionit, duke prezantuar emisionin më të dashur për shqiptarët, “Dua të të bëj të lumtur”.