Para disa ditësh Lori hoxha mbylli papritur llogarinë e saj në Instagram.Kaq mjaftoi për të nisur lajmet rozë plot me aludime, disa duke menduar se Lorit mund t’i kishin vjedhur Instagramin.E megjithatë Lori është rikthyer sot në Instagram, duke zbuluar arsyen që ndoshta shumë prej ndjekësve të saj nuk do t’u pëlqejë. “Si e shoh veten kur e aktivizoj llogarinë timë duke ditur që kam shumë postime të sponsorizuara të lëna pezull”, ka shkruar Lori në përshkrimin e fotos që sapo ka hedhur. Duket se arsyeja e vërtetë e rikthimit qenkan postimet e sponsorizuara nga të cilat Lori bën para, ndaj nuk është çudi të themi: I paskan mbaruar lekët?
