Shokuese/ Zbulohet spiunia ruse e martuar me një durrsak, ja si u fut në institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë

0
463

Një ruse e martuar me një shqiptar nga Durrësi rezulton të jetë një spiune e qarqeve ruse në Kosovë.

Bëhet fjalë për Iana Minochkina, dhe është e martuar me shqiptarin Luis Bekteshi të dy pjesëtarë të UNMIK-ut në Kosovë. Çifti u lakua në media pasi rreth një muaj më parë u kapën duke vjedhur në një dyqan çantash në Prishtinë, ngjarje pas së cilës u arrestuan.

Pas arrestimi gjykata vendosi për ta t’i procedojë në gjendje të lirë. Ndërkohë, mediat e Kosovës citojnë burime nga shërbimet e inteligjencës raportojnë se rusja dyshohet edhe për aktivitet spiunazhi në Kosovë.

Nga organet e sigurisë në vendin tonë, Iana (Andreu) Minochkina mësohet se ka kohë që është e dyshuar edhe për përfshirje në aktivitete spiunazhi në Kosovë, për interesa të shërbimeve sekrete ruse.

Me aktivitetin e saj, ajo gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë shumë e angazhuar edhe për krijimin e një opinioni të mirë për Federatën Ruse tek të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo ka arritur të hyjë në brendësi të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë përmes aktiviteteve për të rinjtë në kuadër të UNMIK-ut.

Minochkina është drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare “Perspektiva”, me qendër në Durrës. Para se të shkonte në Kosovë ajo ka punuar edhe në Shqipëri. Po ashtu, ajo ka punuar për pak kohë edhe si ambasadore e të rinjve në OSBE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here