Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi sot agjencitë e huaja të inteligjencës së kanë shtuar aktivitetin kundër Rusisë duke njoftuar se është ndaluar aktiviteti i qindra spiunëve vetëm në vitin 2018. Putin nuk dha shumë detaje por tha se “129 anëtarë stafi dhe 465 agjentë të shërbimeve speciale të huaja janë dekonspiruar:. Ndërkohë dhe agjentët rusë janë akuzuar shpesh nga Perëndimi për komplote si ai i helmimit të ish-agjentit Sergei Skripal.Shërbimet holandeze, ceke e suedeze kanë thënë se kanë ndaluar sulme të inteligjencës ruse. Në fjalimin për oficerët e shërbimit rus të sigurisë FSB, Putin kërkoi që puna e tyre të jetë efikase, veçanërisht në mbrojtjen e të dhënave të sistemeve të armatimit. “Ne shohim agjenci të huaja të inteligjencës që rrisin aktivitetin e tyre drejt Rusisë, duke kërkuar me çdo mjet të hyjnë në informacionet politike, ekonomike, shkencore dhe teknologjike”, tha ai.