Maliqi nxjerr zbuluar PD-në, tregon live mesazhet që i dërgonin Berishës për Bashën

0
374

Deputeti më i ri i PD-së, ka zbuluar në studion e lajmeve në Ora News mesazhet që demokratët i dërgonin Sali Berishës pasi Basha mori drejtimin e PD.

Ai është shprehur se pasi Basha është vënë në krye të PD-së kishte njerëz që  i çonin mesazhe Berishës të tipit “çfarë na bëre” apo “kthehu ose të gjendet një tjetër”.

“E di pse kërkojnë largimin e kryeministrit këta? Këta kërkojnë largimin e kryeministrit sepse e shikon Luli që nuk fiton dot. PD fiton po të ndryshojë lidershpin. Nuk ngjall shpresë, nuk frymëzon, nuk mban fjalë, nuk sjell optimizëm. Flet fjalë të bukura 7 x 6, 49 , këndon tik-take, po nuk është kjo. Nuk është lider, madje i çonin mesazhe Berishës “çfarë na bëre”, demokratë që ishin aty, i çonin mesazh “kthehu ose të gjendet një tjetër”, dmth nuk ngjit.  Unë them e mori doktori për dore e bëri miliarder. Gjynah për demokratët, i la në atë rrugë dhe po i përdor. PD do të fitojë pasi të ikë Luli. Nuk është i aftë Luli”, -është shprehur ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here