Sipas gazetares britanike Alice Elizabeth Taylor, qeveria shqiptare i ka mohuar lejen për të qëndruar në Shqipëri pas artikujve të saj kritikë.
Kjo ndodhi ndërkohë që asaj i ishte thënë fillimisht se rezidenca i ishte pranuar e kjo ndodh ndërkohë që ajo është shtatzënë dhe është në pritje të një fëmije shqiptar.
““Qeveria shqiptare, pasi më sulmoi mua dhe partnerin tim për shkak të punës sime si gazetare dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani e kanë anuluar lejen e rinovimit të qëndrimit”, ka deklaruar Taylor.