Salvini radikal në luftën kundër drogave, dyfishohet dënimi kundër trafikantëve

0
446

Forca qeverisëse Lega dhe lideri i saj, ministri i brendshëm italian Matteo Salvini kanë propozuar sot dyfishimin e dënimit ndaj të gjitha atyre që trafikojnë drogë pavarësisht sasisë së lëndës narkotike që u sekuestrohet. Lideri i Lidhjes ka prezantuar në dhomën e deputetëve të Parlamentit italian, një draft ligj të ri që synon të luftojë ashpër trafikun e konsumin e lëndëve narkotike në Itali. “Duhet të shpëtojmë jetë njerëzore ndersa shitësit e vdekjes duhet të zhduken nga faqja e dheut”, u shpreh ai. Ky draft i ri ligjor përcakton se pavarësisht sasisë së drogës që u sekuestrohet, dënimi me burg për trafikantët shkon nga minimumi 3 vite deri në 6 vite dhe gjoba ekonomike ndaj shteti shkon nga minimumi 5 mijë euro në maksimumin 30 mijë euro. Ligji aktual italian parashikon dënim minimal nga 6 muaj deri në maksimumin 4 vjet burg për trafikantët e drogës e një gjobë nga 1000 deri në 10 mijë euro. Gjithashtu ligji aktual lejon mbajtjen e një sasie të vogël droge për përdorim personal, sipas treguesve të përcaktuar nga Ministria e Shëndetit Publik. Ndërsa në normativën e re ligjore të propozuar nga ministri Salvini eleminohet koncepti i sasisë së drogës që lejohet të mbahet per përdorim personal, si dhe kërkohet sekuestrimi.i menjëhershëm i automjetit dhe i patentës për këdo që kapet me lëndë narkotike në makinë. Gjithashtu në ligjin e ri antidrogë parashikohet të futet puna e detyruar për të burgosurit. “Është një draft ligjor me një nevojë urgjente që ka vendi, është shprehur ministri Salvini në Parlamentin italian, duke shtuar se synon të godasë trafikantët e drogës në rrugët e sheshet italiane. Ministri Salvini deklaroi se ky draft ligjor brenda muajit mars do të bëhet ligj e se marreveshja me aleatët politik tashmë është mbyllur e se Parlamenti është sovran dhe do të vendosë miratimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here