Ish-shefi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i dyshuar si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës, do të dorëzohet. Këtë e garantoi avokati i tij, Petrit Ismali gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “Opinion” .
“Do të paraqitet para Gjykatës kur të fillojë gjykimi. Do të ballafaqohet personalisht”, tha avokati i Çelës, i cili vazhdon të jetë një person i shpallur në kërkim prej 2017-s.
Ish-zyrtari i policisë është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017. Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.