Doris Pack kapet keq me Fleckenistein, ja kërkesa që i bën PE-së

0
396

Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka reaguar për situatën politike në Shqipëri.

Pack kërkon llogari për kërkesat e raportuesit për Shqipërinë në BE, Knut Fleckeinstein, i cili sipas saj  dyshohet se ka bërë thirrje që kandidatët e PD-së të pranojnë mandatet e djegura nga selia blu.

Ajo kërkon që Parlamenti Europian të marrë masa për të qortuar Fleckenistein, ndërsa shton se kjo kërkesë është e papranueshme pasi favorizon qeverinë socialiste.

 “Nëse e vërtetë se Fleckenstein ka kërkuar nga kandidatët e listës PD që të pranojnë mandatet ky është akt i papranueshëm në favor te qeverisë socialiste. Parlamenti Europian duhet të marrë masë qortimi ndaj tij”, shkruan ajo në “Twitter”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here