Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e opozitës së bashkuar, e cila është njoftuar gjatë ditës së nesërme. Ajo bën thirrje që të shmangen pikat ku do të grumbullohen protestuesit.“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gazlotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”.