“Muzeu im”, një aktivitet kushtuar objekteve me vlera muzeale

0
577

Aktiviteti kulturor “Muzeu im” u zhvillua me nxënësit e shkollave në Muzeun Historik Kombëtar. Nxënësit kishin sjellë nga shtëpitë e tyre objekte të vjetra, që me kalimin e viteve kanë marrë dhe vlera muzeale. Punime dore, objekte zbukurimi, libra, piktura, objekte porcelani e bronzi, mulli kafeje etj. Muzeun Historik Kombëtar bën me dije se nxënësit ishin impenjuar për të nxjerrë nga errësira, ku mbaheshin të fshehura prej vitesh objekte që dikur ishin përdorur nga gjyshet apo gjyshërit e tyre. “Ata ishin veshur me kostume popullore. Eksperienca e nxënësve për risjelljen në vëmendje të objekteve të vjetra e që marrin vlera muzeale vjen si pjesë projektit “Muzeu im”. Në këtë projekt çdo qytetar mund të ekspozojë objekte të vjetra të trashëguara nga të parët e tyre. Ky projekt ka për qëllim që edhe qytetarët të jenë më afër muzeut dhe muzeu të jetë më afër shkollave duke sjellë sendet e tyre të vjetra”, shprehet MHK. Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin dhe argëtimin. Ai organizon dhe mundëson gjithashtu aktivitetet, të cilat përkrahin vizionin dhe misionin e tij. Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Mes pavioneve të ndryshme ai i Lashtësisë është i më i rëndësishmi dhe nga më të pasurit në “Muzeun Historik Kombëtar” me afro 400 objekte të ndryshme. Objektet e paraqitura nisin me paleolitin e vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet e gjallë dhe e fuqishme në trojet tona. Në stendat e muzeut gjenden objekte që i përkasin epokës së bronzit (2100-1200 para Krishtit) si dhe objekte të epokës së hekurit (1200-450 para Krishtit), periudha këto që përvijojnë tiparet e popullit ilir. Prej shekullit të VII para Krishtit kemi vendosjen e kolonive helene gjatë vijës bregdetare të detit Jon dhe Adriatik. Nga kjo periudhë i kanë rezistuar kohës disa enë prej qeramike dhe disa shpata.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here