Pasi humbi garën për kreun e KMSH-së, myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka hedhur akuza të forta për procesin, që sipas tij është ndikuar nga mekanizma okultë.
Gurra u shpreh se ai kishte kërkuar më shumë kohë në dispozicion dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve në mënyrë që të kishte më shumë kohë që të merrnin shqetësimet e besimtarëve.
‘’Unë kërkova që të shtyhej data e zgjedhjeve për shkak se duhej të dëgjoheshin të gjithë besimtarët. Sot jemi përpara një kapjeje të institucionit, titullari nuk mund të zgjidhet nga mekanizma okultë. Gylenistët apo osmanistët nuk janë pa ndikime në këtë katapultim”, u shpreh Gurra. Ndërkohë ai u shpreh edhe për akuzat që i janë bërë se është i ndikuar nga eksponentë të majtë, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori.