Është vetëdorëzuar në polici biznesmeni i shpallur në kërkim për ngjarjen në Ish-Bllok, Ervin Mata.Ervin Mata është vetë dorëzuar mbrëmjen e djeshme në Policinë e Tiranës.Mata ndodhej prej rreth 4 muajsh në kërkim që prej 4 tetorit 2018.
“Ika nga frika, por unë nuk kam qëlluar njeri”.Këto janë disa nga të paktat fjalë që ka thënë Ervin Mata para hetuesve, fill pas dorëzimit të tij në polici për vrasjen e rëndë të ndodhur në zonën e ish bllokut në tetor të vitit të kaluar.
Ndërkohë mësohet se Ervin Mata kishte arritur të qëndronte i fshehur për 4 muaj në Tiranë.Ervin Mata, u përfshi në konfliktin me armë të ndodhur në tetor të vitit të kaluar në një lokal në Ish-Bllok.
Si pasojë e këtij konflikti mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën 36 vjeçari Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, 28 vjeç.Fillimisht, pati dyshime se konflikti erdhi si pasojë e një ngacmimi që i ishte bërë të fejuarës së Matës, këngëtares së njohur Elvana Gjata.
I vetmi në kërkim për vrasjen është Merviol Bilo, truproja i Elvanës dhe njëherësh kushëriri i saj, i cili dyshohet se hapi zjarr atë natë.
Detaje të tjera priten në vazhdim në lidhje me këtë ngjarje.



































