Google search engine
Home Aktualitet Përplasja me eurodeputetët/ Ish-ambasadori i njohur shqiptar me deklaratë të fortë: Ja...

Përplasja me eurodeputetët/ Ish-ambasadori i njohur shqiptar me deklaratë të fortë: Ja çfarë do të thotë të mos u besosh ndërkombëtarëve

0
372

Ylljet Aliçka, dikur ambasador i Shqipërisë në Francë e cilëson si një shkallë emancipimi të politikës shqiptare kur nuk bien dakord me çdo gjë që thonë të huajtë.  I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Aliçka deklaroi se politika shqiptare tregon evolucion kur mendon se jo çdo gjë që thonë të huajtë është e saktë.

“Politika shqiptare është në evolucionin e saj, me ulje -ngritjet e saj. Është hera e parë që dëgjohet nga ndërkombëtarët  që situata është kaq e drunjtë. Në vendimmarrjen e ndërkombëtarëve në Shqipëri, ndikojnë shumë edhe elementët emocionalë dhe individualë të personave.  Flas në përgjithësi, mund të jetë edhe rasti konkret. Ishte hera e parë që është kaq në kundërshtim me opozitën. Duket se është një formë emancipimi mosdhënia e rëndësisë së madhe ndaj opinionit të ndërkombëtare kohët e fundit. Shqiptarët e njohin më mirë vendin e tyre sesa e njeh një i huaj.  E marr si shenjë emancipimi të mos marrësh në mënyrë të verbër çdo gjë që thonë ndërkombëtarët”, tha diplomatit Aliçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here