Kuvendi ndërmerr hapin drastik/ Fshin fotot dhe emrat e opozitës nga faqja zyrtare, ja deputetët që qëndrojnë ende (FOTO)

0
456

Pas dorëzimit të mandateve në masë nga deputetët e opozitës, Kuvendi ka shpallur vakancat, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me procedurat pasuese.

Ndërkohë, përveçse shpalli vakancat në mënyrë që të plotësohen vendet e lëna bosh nga ‘lista në pritje’, Kuvendi në faqen zyrtare ka marrë edhe vendimin final.

Shihet se në faqe janë hequr fotot e deputetëve të opozitës. Ndërsa nuk janë hequr deputetët të cilët refuzuan të dorëzojnë mandatin, Myslim Murrizi nga PD dhe Lefter Koka nga LSI.

Po ashtu në listën e deputetëve të Kuvendit vijon të jetë edhe fotoja e Rudina Hajdarit, kjo e fundit ende nuk ka dorëzuar mandatin, ndërsa vendimi i saj po shoqërohet me pikëpyetje. Kujtojmë se Berisha tha mbrëmë se Hajdari do të ketë të njëjtin fat si Murrizi nëse nuk e dorëzon mandatin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here