Eurodeputetët ndodhen në një konferencë për shtyp pas takimeve që zhvilluan dje edhe sot. Knut Fleckenstein tha: “U zhgënjeva dhe u çudita nga kryetarja e LSI-së sepse tha vetëm një fjali në fund: Ata e kanë marrë vendimin e tyre që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti nëse europianët nuk e kuptojnë këtë gjë ky është problemi i tyre. Besoj se ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata që janë në Shqipëri duhet të kuptojnë se në cilën anë gjendet secili prej nesh.”