Pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku u njoh me akuzat që rëndojnë mbi të, Saimir Tahiri foli shkurtimisht për gazetarët. Ai u pyet nëse si ish-ministër i Brendshëm ka materiale komprometuese për zyrtarë të lartë të vendit dhe me ato bën shantazh. Tahiri u përgjigj se: “Këtij vendi mjaft të vogël i mjafton Baba Taku me çantën e zezë nuk ka nevojë edhe për Saimir Tahiri. Unë kam, vetëm të vërtetën time. Kaq më mjafton për gjithçka.”