Fleckenstein ka një apel për pasuesit në listat e PD-LSI

0
371

Delegacioni i PE-së që ka mbërritur dje në Tiranë, ka mbajtur sot një konferencë për mediat, ku ndër të tjera ka theksuar se ata që pasojnë në listat e PD dhe LSI duhet të pranojnë mandatet dhe të shkojnë në Kuvend, pasi kjo është detyra e tyre dhe  do të ndikojë në Bruksel për çeljen e negociatave. Raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Evropian thotë se djegia e mandateve nuk është mënyra e duhur për t’i zgjidhur problemet politike, duke i bërë thirrje njëkohësisht pasardhësve në listat e PD dhe LSI që të marrin mandatet e të shkojnë në Kuvend. “Ne presim që deputetët të shkojnë në punë” – tha Fleckenstein.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here