Në vijim të deklaratave të kota sensacionale presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u tha sot përfaqësuesve të serbëve të Kosovës se duhet të bëjnë dhe pak durim, pasi zgjidhja për ta do të vijë nga takimet e tij ndërkombëtare. “Braktisja e parlamentit dhe gjitha institucioneve lokale ku janë zgjedhur në bazë të ligjeve të Kosovës, braktisja e policisë rajonale në veri, prokurorisë dhe të gjithë sistemit të drejtësisë së Kosovës” ka thënë presidenti Vuçiq duke dhënë detaje për kërkesën e 150 përfaqësuesve të serbëve të Kosovës të cilët ishin në këtë takim. Megjithatë presidenti serb tha se i ka lutur përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të kenë durim edhe 45 ditë deri në takimin e tij të planifikuar me presidentin e Kinës Xi Jinping, në fund të prillit në Pekin, në kuadër të samitit “Rruga e Mëndafshit”.Ai tha se deri atëherë, për rrethanat e reja, do të diskutojë edhe me përfaqësuesë të tjerë ndërkombëtarë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, edhe njëherë iu bëri thirrje serbëve të Kosovës të mos marrin pjesë në Ushtrinë e Kosovës sepse, siç tha, “ajo shërben vetëm për sulme ndaj serbëve”. Ndërkaq, atyre që janë bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës iu bëri thirrje të largohen nga ajo.Presidenti Vuçiç sikurse drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, komentuan sërish emërimin e Dijana Zhiviç si ministre e Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës.Ata e quajtën atë “ministre private” e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.







































