Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike në Moskë kanë kapur momentin kur një aeroplan i vogël ka rrëshqitur në pistë dhe ka përplasur tokën me “hundë”. E gjithë kjo skenë ka ndodhur në aeroportin Sheremetyevo teksa piloti humbet kontrollin dhe aeroplani bën lëvizje të lirë në pistë. Të ndodhur përballë kësaj situate, autoritetet menjëherë kanë mbyllur aeroportin, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e incidentit. Mediat vendase nuk raportojnë për persona të lënduar edhe pse nuk dihet ende numri i pasagjerëve, që ishin brenda aeroplanit në kohën e avarisë.
Home Lifestyle Teknologji Video/ Piloti humb kontrollin, avioni ngulet me “hundë” në pistën e Moskës