Një ngjarje që ka shkaktuar panik në qytetin e Lezhës raportohet të ketë ndodhur 30 minuta më parë. Burime bëjnë me dije se është qëlluar me armë në drejtim të një automjeti nga një tjetër makinë që po lëvizte nga Lezha në drejtim të Tiranës. Në automjet ndodheshin dy persona identiteti i të cilëve nuk bëhet endi i ditur. Nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje.