Gjykata Apelit për Krime të Rënda la në fuqi vendimin e fajësisë për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri, ndërsa e ndryshoi atë në masën e dënimit.
Përfundimisht, Miri dënohet me 3 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet përfundimisht me 2 vite.
Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës u akuzua për korrupsion, ndërsa u arrestua në nëntor të 2017.
Për shkak të periudhës së paraburgimit, ish-gjyqtari pritet të lërë qelinë për pak ditë.