Ç’po ndodh? Basha dhe Kryemadhi ‘kokë për kokë’ në zyrë me delegacionin e Parlamentit Europian

0
384

Delegacioni prej 7 deputetësh nga Parlamenti Evropian që mbërriti pak më praeë në Tiranë, ka nisur një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Kreu i delegacionit dhe Eurodeputeti i Partisë Popullore, Tune Kelam i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që të zgjidhin këtë situatë me anë të dialogut konstruktiv.

“Ne dënojmë me forcë retorikën politike që nxit dhunën dhe i kërkojmë opozitës që të riangazhohet me jetën parlamentare. Qeveria dhe opozita duhet ta kapërcejnë këtë situatë nëpërmjet dialogut konstruktiv.”

Në Shqipëri ata parashikohet të takojnë Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Pas Shqipërisë, 7 eurodeputetët do të udhëtojë drejt Shkupit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here