Takimi i delegacionit te BE me Bashen dhe Kryemadhin, Ambasadori i BE tregon prapaskenat e takimit

    0
    394

    Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca në Shqipëri menjëherë ka reaguar pas takimit të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit me delegacionin prej 7 eurodeputetësh të Parlamentit Europian.

    Sipas njoftimit në rrjetet sociale, përveç procesit të çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian për anëtarësimin, kanë qenë edhe zhvillimet e fundit politike në vend.

    Ndërkombëtarët kanë kërkuar të gjendet një zgjidhje mes aktorëve politikë në vend, për të shmangur krizën e shaktuar nga “djegia” e mandateve të opozitës.

    “Takimi i parë i delegacionit të Parlamentit Evropian në Tiranë, me krerët e opozitës: duke diskutuar integrimin e Shqipërisë në BE dhe duke u angazhuar në diskutime konstruktive për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale politike”, njofton delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here