Partia Socialiste do të parashtrojë sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë të posaçme.
Ajo do të kërkojë që të mos pranohet kandidatura e asnjë kryebashkiaku me 3 mandate në detyrë.
Ndonëse nuk janë konfirmuar ende emrat për kandidatët që do të kandidojnë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, PS duket se mbyll këtu rrugëtimin e Vangjush Dakos, në Durrës; Qazim Sejdinit në Elbasan, por pritet të “ndëshkojë” edhe Xhelal Mziun në Kamëz, me këtë të fundit që vjen nga radhët e Partisë Demokratike, nëse kërkesa do të pranohet nga KQZ-ja.
































