Kuvendi do të zhvillojë sot pasdite seancë plenare për të zëvendësuar të enjten e shkuar, pasi kreu i këtij institucioni njoftoi shtyrjen e seancës për shkak të protestës së opozitës. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetareve u vendos që seanca plenare të mbahet në orën 17:00.
Pas njoftimit, nga ana tjetër opozita e bashkuar ka njoftuar serish protestë këtë të enjte para godinës së parlamentit, ndërsa sipas tyre, qëllimi kryesor është krijimi i një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.