Policia Rrugore e kryeqytetit njoftoi se, duke patrulluar dhe monitoruar zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës, si dhe gjatë kontrolleve me përzgjedhje, nisur edhe nga ankesat e pasagjerëve, për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve të transportit publik qytetas dhe ato rreth qytetas, në rrugën “29 nëntori”, rreth orës 08:00, konstatuan një autobus të linjës “Institut Bujqësor – Tiranë” duke qarkulluar në mënyrë të ç’rregullt.
Nga verifikimi me aparatin alkool testues, drejtuesi i autobusit me iniciale N.K., 59 vjeç, i cili në momentin e ndalimit nga policia rrugore, po transportonte me autobus rreth 95 pasagjerë të linjës përkatëse, rezultoi nën efektin e alkoolit në masën testi i parë 0.74 mg/l dhe testi i dytë 0.71 mg/l, në këto kushte drejtuesi i autobusit u arrestua në flagrancë për veprën penale “drejtimit i mjetit në gjendje të dehur”.
































