Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka zgjedhur udhëtimin me tren drejt Vietnamit, ku po përgatitet për takimin e shumëpërfolur me presidentin e ShBA-ve Donald Trump, gjatë kësaj jave.
Takimi mes tyre do të zgjasë dy ditë, ndërsa ra në sy se Kim ka zgjedhur një tren të blinduar për të udhëtuar drejt Hanoi-t.
Ai zgjodhi të njëjtin variant udhëtimi që kishte përdorur edhe babai i tij, Kin Jon Il në dhjetor të 2011-ës në vizitat e tij në Kinë dhe Rusi.
Pritet që në samit të diskutohet heqja e sanksioneve dhe programi bërthamor i Koresë Veriore.
Ky event vjen tetë muaj pas takimit të tyre të parë historik në Singapor.