Kreu i Partisë Demokratike ka mbledhur kryesinë e kësaj force politike në selinë blu.Në mbledhjen që ka nisur pak minuta më parë pritet të diskutohet për hapat e radhës që do të ndërmarrë opozita pas vendimit radikal të dorëheqjes masive nga mandatet e deputetit.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm Basha udhëtoi drejt Vjenës ku zhvilloi një takim me kreun e asamblesë parlamentare të OSCE. Ndërkombëtarët, SHBA dhe Bashkimi Europian, përfshi edhe OSBE-në kanë shprehur hapur kundërshtinë për “djegien” e mandateve të opozitës.