Disa dekada pasi mendohej e humbur për shkencën, është rizbuluar së fundmi e gjallë bleta më e madhe e botës. Bleta gjigante me masë sa gishti i madh i dorës së një të rrituri, u gjet në një ishull pak të eksploruar indonezian. Pas disa ditë kërkimi ekspertët e natyrës zbuluan femrën e gjallë të njohur si bleta e Wallace, sipas emrit të natyralistit britanik Russel Wallace, që e përshkroi i pari në 1858.Shkencëtarët kishin zbuluar disa syresh në 1981, por jo më prej atëherë. “Ishte e mrekullueshme të fotografoje këtë bulldog fluturues për të cilin nuk ishim të sigurtë nëse ekzistonte më apo jo. Tashmë kemi provën se ato jetojnë”, tha fotografi i natyrës Clay Bolt. Bleta gjigante e Wallace (Megachile pluto) · Hapja e krahëve 6 cm, bleta më e madhe në botë· Femra krijon folenë e saj në në drirtë me lagështirë, duke përdorur nofullat e gjera për të mbledhur rrëshirën e pemëve me të cilën vesh folenë për ta mbrojtur nga milingonat.· Wallace ka bashkëpunuar me Charles Darwin për krijimin e teorisë së evolucionit, ndërsa e përshkruante blertën si, “një insekt i madh në formë grenxe me nofulla të pamasa
