A do të jetë Parlamenti funksional pas lënies së mandateve nga opozita? Flet zv.kryeministri Braçe

0
537

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka komentuar protestën e sotme të opozitës dhe djegien e mandateve nga opozita.Braçe është shprehur se çfarë do të ndodhë me Parlamentin tani që deputetët e opozitës dorëzuan shkresat e dorëheqjes nga mandati.

 “ Parlamenti është funksional, në momentin që ka 71 vota. Në momentin që humbet qoftë edhe një, Parlamenti ezauron mandatin e tij”, shprehet zëvendëskryeministri. Megjithatë, largimi i opozitës nga Parlamenti sjell një shqetësim, shkruan A2. “Në aspektin e integrimit europian ky është problem shumë i madh”, thotë Braçe. “Këta deputetë po i bëjnë dëm Shqipërisë, të ndikuar nga partitë e tyre dhe një grusht njerëzisht që i kontrollojnë ato. Por zgjedhjet e parakohshme zhvillohen kur mazhoranca nuk ka më vota në Parlament”. “Mendoj që qeveria, tashmë e vetme, ka një barrë të shtuar për të bërë gjënë e duhur në raport me qytetarët”, shton Braçe, duke iu përgjigjur edhe Presidentit Meta për nevojën për hapa pas nga ana e shumicës: “Në aspektin kushtetues dhe të drejtësisë, vendi, jo ne, nuk ka nevojë për hapa pas. Shqipëria nuk ka nevojë për hapa pas”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here