“Të mos ndërmerret asnjë përpjekje për të tronditur…”, OSBE thirrje të fortë opozitës pas vendimit për djegien e mandateve

0
315

Misioni i OSBE në Tiranë i ka bërë thirrje opozitës të tërhiqet nga vendimi për diegien e mandateve si një gjest që minon procesin demokratik ligjvënës dhe përbën një heqje dorë nga përgjegjësia e tyre për të përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar. OSBE vlerëson se përparimi I Shqipërisë nuk mund të përmbyset në dobi të një grushti dhunuesish

Deklarata e plotë:

Vendimi i deputetëve të opozitës për t’u dorëhequr nga Kuvendi minon procesin demokratik ligjvënës dhe përbën një heqje dorë nga përgjegjësia e tyre për të përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar. Reformat thelbësore dhe gjerësisht të mbështetura po vonohen.

Prezenca e OSBE-së këshillon fuqishëm që të mos ndërmerret asnjë përpjekje për të tronditur themelet e demokracisë përmes dhunës, që të mos ndryshohet procesi demokratik përmes presionit jodemokratik. Ata që mundësojnë dhe nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi. Na vjen keq që paralajmërimet e kaq shumë miqve dhe partnerëve afatgjatë të Shqipërisë nuk u dëgjuan.

Bazuar në përkrahjen tonë të kahershme për Shqipërinë, ne bëjmë thirrje për sjellje të përgjegjshme dhe për rifillim të procesit demokratik në Kuvend, një nga arritjet e Shqipërisë demokratike moderne. Shqipëria ka bërë përparim domethënës përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, në fushën politike, ekonomike dhe shoqërore, duke lënë pas autoritarizmin. Ky përparim duhet të vijojë për të mirën e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo të përmbyset në dobi të një grushti dhunuesish

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here