Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka firmosur e para lënien e mandatit të deputetes. Kjo vjen pak pas vendimit për t’ju bashkuar thirrjes së PD-së për lënien e mandateve. Pas Kryemadhit edhe deputetët e tjerë të kësaj force politike kanë vijuar të firmosin dorëheqjen e tyre nga mandati i deputetit. Me këtë vendim nuk ka qenë dakort vetëm një nga deputetët e LSI-së, Lefter Koka.