Reagon Denar Biba: Ja çfarë thotë legjislacioni për djegien e mandatit

0
372

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba  ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të djegur mandatet. Bibda bën një interpretim ligjor të rasteve kur nërpritet mandari i deputetëve. Ndër të tjera ai shkruan: “Per te gjithe miqte gazetare dhe te tjere qytetare te interesuar, ne vijim po vendos legjislacionin qe rregullon mbi “heqjen dore” nga mandati i deputetit. Neni 71, pika 2, germa “b” parashikon se “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: b) kur heq dorë nga mandati.” Detaje te metejshme ne lidhje me kete situate jane parashikuar nga neni 164 i Kodit Zgjedhor, sipas te cilit: “1) Mandati i deputetit, […], ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës. Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. 2. Mandati i ndërprerë i deputetit […] i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. […]. 3. KQZ-ja merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të këtij Kodi. Vendimi i njoftohet kandidatit dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës, sipas procedurës së parashikuar në pikën 1 ose 2 të këtij neni.  E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike.” Ne kete pike perfundon edhe imagjinata e legjislatorit ne nje demokraci kushtetuese…”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here