PD kthehet në ‘origjinë’, momenti kur Paloka sulmon me bojë kryeministrin Rama (VIDEO)

    0
    418

    Një incident i shkaktuar nga Edi Paloka i ka kushtuar përjashtimin nga seanca këtij të fundit.

    Skena ka ndodhur në prezencë të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ndërsa Paloka ka tentuar të godasë kryeministrin Rama.

    Paloka qëlloi ndaj Ramës me bojë stilolpasi.

    Gramoz Ruçi ka kërkuar ndërhyrjen e Gardës për ta nxjerrë jashtë sallës së Kuvendit deputetin demokrat.

    Kjo ka shkaktuar edhe revoltimin e grupit të PD, që kanë rrethuar foltoren. Ndërsa Ruçi kërkoi pushim derisa Paloka të dalë jashtë salle.

    Ky është një incident i përsëritur nga ana e Partisë Demokratike. Pak javë më parë, deputeti Endri Hasa goditi Ramën me vezë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here