“Nuk di nga këto gjëra”/ Pas skandalit të videos zbardhet dëshmia e policit: Jam gati të rri në burg gjithë jetën…

0
429

Pas skandalit që bëri bujë dhe tronditi opinionin publik, që u akuzua se i ka dërguar video intime një të miture dhe se e ka ngacmuar seksualisht. Ditën e sotme Gjykata e Shkodrës ka vendosur sot “arrest me burg” me afat 30 ditë për policin Berhan Bajrakurtaj. Burime bëjnë të ditur se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, punonjësi i policisë Berhan Bajrakurtaj mohoi se videon ia ka nisur një të miture.

 “Nuk kam ngacmuar asnje te mitur. Kam qene në shtëpine time. Nuk e di se si ka dale video. Para pak kohesh e ka çuar celularin në servis dhe më pas e kam patur me kod. Une nuk di ta perdor mire celularin.Une nuk di nga këto gjëra. Dhe s’kam abuzuar kurrë me të mitur apo ngacmuar. Nëse e kam bërë jam gati të rri në burg gjithë jetën. Por asnjë akuzë e tille s’mund të më vihet nga gazetarë. Ajo video është private dhe s’di si ka dal nga telefoni.”- ka thene ai.

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa Prokuroria e kishte bërë me dije që në fillim se do të kërkonte burg me afat 30 ditë për paraqitjen e provave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here