Vrau gruan me armën e shërbimit, gardisti merr vendimin drastik

0
399

Mëngjesin e djeshëm vendi ynë u trondit nga një krim makabër. Një punonjës i Gradës së Republikës qëlloi me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare. Është mësuar se Arapaj, ka tentuar vetëvrasjen në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po qëndron i arrestuar, raportojnë burime për Abc News. 44-vjeçari Alket Arapaj qëlloi disa herë pa mëshirë me armë mbi trupin e gruas së tij Ervilma Seferi, në banesën e tyre në katin e katërt në një lagje në Allias, ku brenda ndodhej edhe vajza e tyre e mitur, por nuk dihet nëse ajo ka parë skenën e vrasjes. Ngjarja ka ndodhur në dhomën e ndenjes. Menjëherë pas krimit Arapaj ka marrë në telefon sallën operative të policisë së Tiranës dhe i ka kërkuar ta arrestojnë, pasi ka vrarë gruan. Kam vrarë gruan, hajdeni më arrestoni”. Arapaj ka dhënë në polici ditën e sotme dëshminë e tij në gjendje të rënduar psikologjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here