Google search engine
Home Sociale Bojkoti tek Fakulteti Filologjik, merret vendimi për sezonin dhe vitin akademik (Dokumenti)

Bojkoti tek Fakulteti Filologjik, merret vendimi për sezonin dhe vitin akademik (Dokumenti)

0
806

Pas bojkotimit të mësimit si nga ana e studentëve dhe pedagogëve, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka vendosur se si do procedohet gjatë këtij viti akademik pa dëmtuar formimin e studentëve.

Përmes një vendimi që mban firmën e dekanit të këtij universiteti është vendosur që periudha e mësimit të shtyhet deri më datë 3 mars të këtij viti, ku mësohet se  mësimi do të zhvillohet  edhe gjatë fundjavës. Ndërsa sezoni i promive, po në të njëjtin vendim mendohet të shtyhet  pas datës 4-24 mars.

Vendimi Nr3

MBI STRUKTURËN E PËRSHTATUR PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019

Me qëllim realizimin e programeve të parashikuara për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve, dekanati, në mbledhjen  e datës 11.02.2019, miratoi mbledhjen  e strukturës si vijon:

1.Periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të  mbahet mësim edhe gjatë fundjave, si dhe oraret kur të ketë salla të lira. Përgjegjësit e departamenteve do të hartojnë agjendat e njësive bazë, pasi të jenë konsultuar me studentët, stafet akademike apo edhe ato ndihmë-akademije. Kopje të agjendave do të dorëzohen në Sekretarinë Mësimore dhe tek zv.dekanët përgjegjës deri më datë 13.4.2019

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here