Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka vizituar familjarët e vajzës së mitur në Kavajë, që është përdhunuar nga 8 djem pak ditë më parë.
Ajo i ka takuar nga afër dhe i ka shprehur të gjithë mbështetjen e saj, duke shtuar se e ka porositur kryeministri Rama, se në qoftë se vajza ka ndonjë dëshirë për të ardhmen si shkollimi, ata do e ndihmojnë.
Spiropali tha:
“Ne duam ta ndihmojmë deri në fund dhe e kam porosi nga Kryeministri që nëse vajza do të ndjek shkollë këtu, në kolegj apo të shkoj jashtë kudo që të jetë ne do ta ndjekim për t’i siguruara bursë që ajo të zhvillojë të gjithë potencialit të saj e pandikuar nga kjo ngjarje. Jam e sigurt që do shkëlqej, është vajzë me shumë kurajë, është vajzë e shkëlqyer me nota, që ndjek gjithë të huaj që lexon ne duama të investojmë në shkollimin e saj”.










































