Google search engine
Home Sociale Helmimi i punonjësve në Durrës, merret vendimi drastik për kompaninë

Helmimi i punonjësve në Durrës, merret vendimi drastik për kompaninë

0
522

Inspektorati Shteteror Shëndetësor ka dalë në terren pas helmimit të 13 grave në një fasoneri në Durrës. Pas verifikimeve në terren, inspektoriati pezulloi dhe gjobiti aktivitetin e fasonerisë AlbaStir në Durrës e cila ndodhet në zonën e Fllakës, afër mbikalimit në autostradë. Njoftimi i plotë Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dega rajonale Durrës është njoftuar se më datë 29.01.2019në Spitalin Rajonal të Durrësit janë shtruar punonjës të subjektit “Albastir” Sh.p.k. me aktivitet fasoneri/hekurosje. Punonjësit janë paraqitur në spital me marrje mendsh, marrje fryme dhe kollë. Deri tani janë18 punonjës që po marrin trajtim pranë Spitalit Rajonal Durrës. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, dega rajonale Durrës, ngriti grupin e inspektimit icili shkoi menjëherë në subjekt dhe morri masë urgjente, Vendim i Ndërmjetëm, për pezullimin e aktivitetit të subjektit deri më datë 7 shkurt 2019 në pritje të përgjigjes së analizave nga ana e Drejtorisë Rajonale Shëndetësore, Durrës si dhe masë administrative 500 000 lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here