Google search engine
Home Aktualitet Qeveria gati terrenin për vetingun në polici, në shkurt nis skanimi i...

Qeveria gati terrenin për vetingun në polici, në shkurt nis skanimi i krerëve të uniformave blu

0
568

Vetingu në polici do të nisë brenda muajit shkurt. Edhe pse procesi i skanimit të uniformave blu duhet të kishte filluar që në maj të vitit 2018, vetëm tani terreni është bërë gati. Sipas burimeve procesi i trajnimit të komisionerëve dhe infrastruktura janë bërë gati. Të parët që do futen në veting janë krerët e policisë, pra drejtorët dhe shefat e komisariateve, ndërsa më pas do të vijohet me efektivët e thjeshtë. Ndërkohë qeveria ka vendosur të shpërblejë komisionerët që do të bëjnë vetingun. Sipas vendimit të qeverisë do të ketë një shpërblim për bordin e përzgjedhjes të Komisionerëve të Jashtëm të Vlerësimit, anëtarët e Komisionit të Jashtëm dhe sekretariatin teknik. Po ashtu janë miratuar dhe pagat për ta. “Shpërblimi për anëtarët e Bordit të Përzgjedhjes të jetë në masën 150 000 lekë, i cili jepet pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe të anëtarëve të sekretariatit teknik përkatës. Paga për anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit të jetë në masën 190 000 lekë në muaj. Paga për anëtarët e sekretariatit teknik të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit të jetë në masën 110 000 lekë në muaj”, thuhet në vendimin e qeverisë. Procesit të vetingut pritet t’i nënshtrohen rreth 11 mijë punonjës të Policisë së Shtetit. Para se të plotësohej formulari për tu nënshtruar vetingut, kanë dhënë dorëheqjen 500 oficerë policie. Ky vendim është marrë nga qeveria në 16 janar 2019 është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku është përcaktuar një fond prej 42 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve financiare.

Ligji për vetingun në polici

Procesit i vetingut në polici është i njëjtë me atë të sistemit të drejtësisë, ku përfshihen kontrolli i pasurisë, pastërtia e figurës dhe vlerësimi profesional. Çdo efektivi të policisë do t’i kryhet një kontroll për çdo pasuri të luajtshme me vlerë mbi 300 mijë lekë si dhe çdo aset që kanë shitur apo tjetërsuar. Ndërkohë kontrolli i pasurisë do të fillojë kryesisht me një vetëdeklarim të efektivit e më pas edhe të familjarëve të tij. Efektivëve të policisë gjithashtu do tu shikohen edhe lidhjet me kazinotë, nëse këta kanë shpenzuar para në lojërat e fatit apo jo. Përveç kontrollit të pasurisë, efektivët do t’i nënshtrohen edhe kontrollit të pastërtisë së figurës si dhe atij të vlerësimit profesional. Efektivët, gjithashtu, do i nënshtrohen edhe testit të drogës si dhe atij të varësisë së alkoolit. Por vetingu në polici nuk mbyllet me kaq pasi efektivët duhet të deklarojnë edhe sa herë kanë ndryshuar vendbanim gjatë viteve të fundit si dhe ndryshimin e identitetit nëse e kanë bërë. Ndërkohë një pikë tjetër e rëndësishme e ligjit të vetingut në polici është se lë të hapur mundësinë e përdorimit të makinës së të vërtetës dhe testeve të tjera psikologjike nëse krijohen dyshime se efektivi nuk po thotë të vërtetën. Për kontrollin e figurës të gjithë efektivët do të kontrollohen nëse kanë lidhje me njerëz të botës së krimit apo dhe nëse kanë shkëmbyer apo jo dhurata e favore me ta. Ndërkohë, sipas ligjit të vetingut përveç kontrolleve të lidhjeve të efektivëve me njerëz të botës së krimit, do të merren parasysh për procesin e verifikimit edhe dyshimet apo denoncimet që do të hidhen ndaj efektivëve të policisë nga radhët e publikut apo dhe medias.

Elisjeda Kiko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here